Bayern nuk di të fitojë në Bundesliga, Dortmund e pëson thellë (VIDEO)

Janë mbyllur 5 ndeshjet e Bundesligës dhe bie në sy forma jo e mirë e Bayern Munich.

Bayern ka dalë nga shtëpia me vetëm një pikë kundër Stuttgart. Goli i parë erdhi nga skuadra vendase me anë të Tel në minutën e 36-të dhe kështu skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, ka ardhur barazimi nga Stuttgart në minutën e 57-të me anë të Fuhrich.

Në minutën e 60-të, Musiala kalon në avantazh Bayernin. Minutat kaluan dhe Bayern ishte i sigurt për të marrë tre pikët, por befasia ndodh në minutën e 92-të pasi Stuttgart barazon rezultatin me anë të një 11-metërshi.

Dortmund ka humbur me rezultatin 3-0 përballë Leipzig./ h.ll/albeu.com

90′ +2 /2 – 2 Serhou Guirassy

60′ 2 – 1 Jamal Musiala Assist: N. Mazraoui

57′ 1 – 1 Chris Führich Assist: K. Mavropanos

36′ 1 – 0 Mathys Tel Assist: A. Davies

Shtuar 10.09.2022 17:25