Bayern Munichu mbetet hije e Leverkusenit, fiton përballë Wolfsburgut

Bayern Munichu ka fituar 2-1 në udhëtim te Wolfsburgu në kuadër të javës së 16-të në Bundesligë.

Pas 33 minutash lojë, Jamal Musiala shënoi për 1-0 me një asistim të Thomas Muller.

Muller vazhdoi me asistime, por kësaj here ishte për Harry Kane (43’), që e dyfishoi epërsinë për Bavarezët.

Mirëpo, vendasit nuk u dorëzuan dhe e ngushtuan epërsinë e tyre në 2-1 me golin e Maximilian Arnold (45+1’).

Ishte minuta e 59-të e takimit kur Rogerio nuk arriti të shënonte nga afërsia, pasi Manuel Neuer ishte në vendin e duhur.

Një rast të mirë shënimi e lëshoi edhe Kane, që në minutën e 74-të nuk ia doli ta mposhte portierin e Ujqve për herë të dytë.

Pas javës së 16-të, Bayern Munichu gjendet në vendin e dytë me 38 pikë, katër më pak se Bayer Leverkuseni, ndërsa në xhiron e 17-të do të ketë punë me Hoffenheimin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore


Shtuar 20.12.2023 22:45