Bayern Munich mposht në udhëtim Union Berlinin me spektakël golash

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-1 në udhëtim ndaj Union Berlinit në kuadër të xhiros së 30-të në Bundesliga.

Serinë e golave për Bayernin e hapi Leon Goretzka (29’) i cili pasi pranoi një pasim të bukur, me gjakftohtësi realizoi për 1-0.

Bavarezët dyfishuan epërsinë pak çaste para përfundimit të pjesës së parë me anë të Harry Kane (46’) i cili shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 2-0.

Për të trefishuar avantazhin e Bayernit u përkujdes Thomas Muller (53’) i cili realizoi për 3-0 në cepin e djathtë të portës së Union Berlinit pas asistimit të Choupo-Moting.

Bayerni nuk u ndal më kaq dhe deri në përfundim të takimit shënoi edhe dy herë të tjera.

Goli i pestë erdhi nga Thomas Muller (66’) i cili shënoi për rezultatin 5-0 pas asistimit fantastik të Leon Goretzkas.

Vendasit krejt çka mund të bënin ishte të shënonin ‘golin e nderit’ me anë të Yorbe Vertessen (90’) i cili shënoi për 5-1.

Kjo fitore nuk i hyn në punë aspak Bayernit pasi tashmë edhe matematikisht Bayer Leverkuseni është shpallur kampion i Bundesligës. /Telegrafi/


Shtuar 20.04.2024 20:36