Bayern Munchen dhe Harry Kane nuk ndalen, anglezi dopietë në Gjermani

2 ndeshje 2 fitore, 6 pikë të plota, 7 gola të shënuar, vetëm një i pësuar. Bayern Munich është perfekt në këtë fillim sezoni në Bundesligë.

Thomas Tuchel, por mbi të gjitha Bayern, gjen më në fund “bomberin” që aq shumë kërkonin që pas largimit të Robert Lewandowskit. Harry Kane bën liderin te Bayern duke realizuar një “dopietë” golash përballë Augsburg. Tre gola në dy ndeshje për kapitenin e Anglisë.

Bavarezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të pas një autogoli të miqve ndërsa në minutën e 40-të, Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dyfishuar shifrat.

Në minutën e 69-të, Kane u shërbye në zonë nga Davies duke realizuar golin e tretë për Bayern dhe të dytin personal. Goli i miqve në minutën e 86-të shërbeu thjeshtë për statistika duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-1.

 


Shtuar 27.08.2023 20:22