Fitorja e radhës përballë Union Berlin tregoi se sulmi është reparti, i cili kurrë nuk zhgënjen në Mynih. Bayern-i i Vincent Kompany është drejt vendosjes të një rekordi të ri sa u përket golave të shënuar në një sezon të vetëm në Bundesligë.
Objektivi i skuadrës aktuale është është që të shënojë një gol më shumë se ç’ka bërë skuadra e sezonit 1971/72, e cila mbylli Bundesliga—n me 101 gola të realizuar.
Aktualisht Bayern-i i Kompany, në 27 ndeshje, ka shënuar plot 97 gola. Sipas projeksioneve rekordmenët e Gjermanisë mund të mbyllin kampionatin me 122 gola.
Të gjithë atyre që u pëlqejnë detajet apo nuk besojnë tek rastësia duhet të dinë se Muzeu i Bayern-it është mbyllur përkohësisht pasi organizatorët kanë menduar që të shtojnë edhe një sektor ku do të varen plot 101 topa futbolli për të evidentuar rekordin e sezonit 1971/72, por duke parë ecurinë e skuadrës aktuale topat e varur mund të jenë shumë më shumë.
