Bastet nuk ndryshojnë drejtim, ka një favorit për Shqipëri – Kili

Shqipëria dhe Kili do të luajnë për herë të parë një takim miqësor mes tyre. Sot në orën 20:45 të dyja skuadrat do të masin forcat në Parma të Italisë.

Për këtë takim bastet kanë thënë fjalën e tyre. Koeficientët favorizojnë në diferenca jo shumë të mëdha Kilin. Fitorja e tyre kuotohet 2.3, ndërsa fitorja e Kombëtares shqiptare ka koeficient 3.2. Një barazim është pak më shumë i mundshëm se fitorja e Shqipërisë, pasi kuotohet 3.1

Kjo është e njëjta situatë me disa ditë më parë. Skuadrat kështu nuk kanë vuajtur largime me peshë, pasi dhe raste si Uzuni shihen të zëvendësueshme.

Gjithçka mbetet për t’u parë në fushën e lojës, teksa të dyja skuadrat është mjaft e vështirë të krahasohen momentalisht. Dhe pse takim miqësor, të dyja përfaqësueset pritet të japin shumë.


Shtuar 22.03.2024 15:24