Baseli është shpallur fitues i Kupës së Zvicrës, pasi në finale kanë mposhtur ekipin e kategorisë së tretë FC Biel-Bienne 1986 me rezultat 4-1.
Vendimtar në këtë triumf të madh të gjigantit zviceran ishte ylli shqiptar Xherdan Shaqiri.
Shaqiri kontribuoi në këtë takim duke shënuar golin që i dha epërsinë Baselit në minutën e 67-të për 2-1.
Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij në këtë sfidë, Shaqiri u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 8.7.
33-vjeçari pati dy goditje në drejtim të portës, dy driblime të suksesshme si dhe një shans të madh për gol të krijuar.
Ai gjithashtu kompletoi 45 pasime si dhe pati tre topa të gjatë të kompletuar.
❤️🏆 𝑪𝑼𝑷𝑺𝑰𝑬𝑮𝑬𝑹 𝟐𝟎𝟐𝟒/𝟐𝟎𝟐𝟓 🏆💙#FCBasel1893 #AlliZämme #BrennefürdrFCB #rotblaulive pic.twitter.com/6vQtYD246t
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) June 1, 2025
Kjo ishte hera e parë për Baselin që shpallet kampion i Kupës pas plotë gjashtë vitesh, teksa për herë të fundit e kishin fituar gjatë sezonit 2018/2019.
Në këtë ndeshje për Baselin u aktivizuan gjithashtu edhe dyshja Albian Ajeti dhe Leon Avdullahu, ndërsa Yll Avdyli ishte në bankën rezervë tek ekipi kundërshtar./Telegrafi/