Bardhezinjtë ndalojnë Komon, hapet përsëri lufta për Champions në Serinë A

Komo i Fabregas ngeci në transfertën e Udinezes në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Seria A. Sfida ofroi pak emocione, me vetëm dy raste shënimi, nga një për secilin, nga Zaniolo dhe Vojvoda.

Miqtë u mjaftuan me vetëm 1 pikë ndërsa tashmë Juventusi është 4 pikë larg. Një fitore e bardhezinjve në shtëpi kundër Xhenoas sonte në mbrëmje do ti çonte vetëm një pikë larg vendit të katërt.

Të lidhura

None found

Para pushimit të kombëtareve, Komo kishte siguruar një seri prej pesë fitoresh radhazi në Serie A, duke u ngjitur në vendin e katërt. Ndërkohë, Udineze mbetet në vendin e 11-të me 40 pikë.


Shtuar 6.04.2026 15:33