Barcelona po përgatit një ofertë prej 25 milionë eurosh për Andrea Cambiason, pasi Hansi Flick dhe drejtori sportiv Deco e konsiderojnë mbrojtësin e Juventusit zgjedhjen e duhur për krahun e majtë.
Sipas gazetarit Ekrem Konur, klubi katalanas dëshiron ta afrojë italianin për të mbuluar largimin e mundshëm të Alejandro Baldes, i cili pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit pasi nuk bën më pjesë në planet kryesore të Flickut.
None found
Juventusi, megjithatë, nuk pranon ta shesë Cambiason për një shumë nën 40 milionë euro, çka ka krijuar një hendek të madh mes kërkesës së klubit torinez dhe ofertës së Barcelonës.
Ajo që e bën veçanërisht tërheqës Cambiason për drejtuesit katalanas është aftësia e tij për të luajtur në pozita të ndryshme në të dy krahët e mbrojtjes. Për të ngushtuar diferencën financiare, Barcelona po shqyrton mundësinë që në marrëveshje të përfshijë edhe Balden si pjesë të një shkëmbimi.
Futbollisti 23-vjeçar ka humbur pozicionin në hierarkinë e mbrojtësve të majtë të Barcelonës, ndërsa në ndeshjet e fundit është aktivizuar kryesisht për shkak të lëndimeve të bashkëlojtarëve.
Raportimet bëjnë të ditur se gjatë verës Baldes iu komunikua se nuk ishte ndër alternativat prioritare të stafit teknik. Për këtë arsye, Barcelona dhe lojtari kishin diskutuar një largim të mundshëm në mes të sezonit, por vetëm nëse klubi do të gjente një zëvendësues të denjë.
Juventusi ndërkohë ka një pozicion të favorshëm negociues, pasi kontrata e Cambiasos skadon në qershor të vitit 2029.
Klubi nga Torino nuk ka nevojë të nxitojë për ta shitur një lojtar të rëndësishëm të formacionit. Një largim do të shqyrtohej vetëm në rast se oferta do t’i mundësonte Juventusit të investonte në një zëvendësues të përshtatshëm.
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i…
Një i ri pjesëmarrës në protestë, ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga sheshi deri në largimin e…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku një grua 33-vjeçare dhe djali i saj vetëm 6 vjeç kanë humbur…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, nuk ndodhet as në stol me Bërnlin, ndërsa më 31 tetor luhet sfida me…
Jo vetëm autobot me ujë me presion , forca policie të shtuara apo gaz lotsjellës, por mbi Kryeministri janë vendosur…
Policia ka ndaluar grupet e xhirimit të mediave që tentuan të futen drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe është…