Lëndimi i Xavi Espart në ndeshjen ndaj Real Madridit ka bërë që Barcelona të shqyrtojë përforcimin e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas gazetës spanjolle SPORT, klubi katalanas ka rihapur pistën e transferimit të Andrea Cambiasos, mbrojtësit të Juventusit që shihet si një zgjidhje për problemet e krijuara në repartin defensiv.
None found
Espart u dëmtua në kyçin e këmbës së djathtë gjatë El Clasicos dhe u largua nga loja në minutën e 29-të. Barcelona ka bërë të ditur se talenti i akademisë do të jetë jashtë fushës për rreth shtatë javë.
Mungesa e tij e vështirëson edhe më shumë situatën për trajnerin Hansi Flick, i cili aktualisht nuk mund të llogarisë as në Jules Kounde, Eric Garcias dhe Andreas Christensen.
Futbollisti italian, 26 vjeç, vlerësohet si një opsion i përshtatshëm për Barcelonën për shkak se është në gjendje të luajë në të dy krahët e mbrojtjes.
Cambiaso ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2029. Sipas raportimeve, klubi torinez mund të kërkojë rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë.
Megjithatë, deri në këtë moment nuk është konfirmuar zhvillimi i negociatave mes dy klubeve dhe Barcelona nuk ka paraqitur ndonjë ofertë zyrtare.
Gjatë javëve në vijim, drejtuesit katalanas do të vlerësojnë gjendjen e repartit defensiv përpara se të marrin vendim nëse do të ndërhyjnë në afatin kalimtar të janarit 2027.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka vazhduar të shtunën protestën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e…
Ditë me shi, si reagon trupi ynë ndaj ndryshimeve të motit? — Klan Kosova [...]Read More...
Çfarë është Halloween dhe pse festohet më 31 tetor? — Klan Kosova [...]Read More...
Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës…
Një skemë e madhe mashtrimi, e ngritur nëpërmjet një organizate joqeveritare (OJF), është zbuluar nga autoritetet greke. Anëtarët e saj…
Tensionohet situata te Kryeministria. Hidhet gaz lotsjellës me intensitet. Forca të shumta policie janë vendosur në gatishmëri në protestën te…