Barcelona janë duke u përballur në garë me kohën për të nënshkruar një kontratë të re me 17-vjeçarin Pau Cubarsi, pasi ai po tërheq interesim të fortë nga Liga Premier.
Cubarsi ka bërë debutimin e tij në moshën 16-vjeçare në janar dhe ka luajtur në gjashtë ndeshje deri më tani, duke regjistruar një asistim dhe duke lënë pa fjalë të gjithë me aftësitë e tij me topin.
Cubarsi është nën kontratë deri në vitin 2026, por ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 10 milionë eurosh, që është një shumë jashtëzakonisht e ulët për dikë që ka potencialin e tij.
ESPN ka konfirmuar se disa klube të Ligës Premier kanë shprehur gatishmërinë për ta aktivizuar atë klauzolë këtë verë, në rast se Barcelona nuk arrin një marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Blaugranasit tani kanë përshpejtuar procesin e negociatave si rezultat dhe janë duke planifikuar që t’i vënë një klauzolë më të madhe të lirimit, për t’u siguruar që ai nuk do të largohet.
Pasi pak kohë më parë rinovuan kontratën e Lamine Yamal, katalanasit janë duke synuar që të njëjtën ta bëjnë jo vetëm me Cubarsin, por edhe me disa lojtarë të tjerë të rinj si, Marc Bernal dhe Hector Fort.
Cubarsi dhe Fort në rast se vazhdojnë të impresionojnë këtë sezon me paraqitjet e tyre, atëherë ata mund të fitojnë të drejtën për të luajtur me ekipin e parë të Barcelonës rregullisht edhe për sezonin tjetër. /Telegrafi/