Barcelona pritet të bëjë disa përforcime gjatë afatit kalimtar veror për të përforcuar skuadrën në mënyrë që të garojë për Ligën e Kampionëve.
Katalunasit duan përforcime në mbrojtje dhe sulm.
Sipas Mundo Deportivo, transferimi i parë do jetë qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia.
Garcia do bëhet presidenti i blaugranasve, Joan Laporta dhe do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
Transferimi i spanjollit do njoftohet pasi të përfundojë finalja e Ligës së Kampionëve.
Ndërkohë, Barcelona këtë edicion ka fituar Kupën e Mbretit, derisa mbesin në garë për La Liga-n, ku kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u zhvilluar.
Pas Garcias, Barcelona synon të bëjë realitet transferimet e Sergio Agueros, Memphis Depay dhe Erling Haaland./