Categories: sport

Barcelona përgatit ofertë prej 70 milionë eurosh për anglezin Alex Scott

Alex Scott, mesfushori i Bournemouth, është vendosur nga Barcelona mes objektivave kryesorë për përforcimin e mesfushës në afatin kalimtar të verës.

Të lidhura

None found

Futbollisti anglez 22-vjeçar ka rënë në sy të disa emrave të mëdhenj të futbollit europian, mes tyre edhe Manchester United, pas paraqitjeve të tij në Ligën Premier, ku është dalluar për pjekuri, personalitet dhe aftësinë për të çarë linjat kundërshtare.

Nevoja për një mesfushor të ri, energjik dhe dinamik, që mund të shtojë ritëm dhe intensitet në skuadrën që synon të rikthehet në elitën e futbollit europian, e ka shtyrë klubin katalanas drejt këtij profili.

Sipas drejtuesve sportivë të Barcelonës, karakteristikat e Scott përputhen me mënyrën e lojës së ekipit, sidomos në ndeshjet ku kërkohet presing i lartë, qarkullim i shpejtë i topit dhe ndihmë më e madhe nga prapavija e mesfushës.

Presidenti Joan Laporta e konsideron lojtarin si një lëvizje strategjike për të ardhmen dhe është i gatshëm të shkojë deri në rreth 70 milionë euro për ta transferuar.

Megjithatë, arritja e një marrëveshjeje nuk pritet të jetë e thjeshtë. Bournemouth nuk synon të heqë dorë lehtë nga një prej futbollistëve të tij më të rëndësishëm dhe e di mirë se interesimi për të është i madh.

Negociatat bëhen edhe më të ndërlikuara nga kontrata afatgjatë e lojtarit, si dhe nga gara me klubet angleze, por Barcelona beson se mund të fitojë terren nëse projekti sportiv i saj arrin ta bindë lojtarin.

Nëse transferimi realizohet, shuma prej 70 milionë eurosh do të ishte një investim i rëndësishëm për katalanasit, të cilët e vlerësojnë Alex Scott si një futbollist me ndikim të menjëhershëm dhe potencial të madh për të ardhmen.

të fundit

“Të Bashkuar për Shqipërinë”/ Studentët njoftojnë krijimin e një partie të re politike: Do ofrojmë rrugën kushtetuese për shtetin e së drejtës

Një grup studentësh, së bashku me të rinj atdhetarë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, kanë njoftuar…

35 seconds ago

Zhupa: PS duhet ta zëvendësojë lulen me shkopin e bejsbollit dhe Balla të kujtojë kohën te dyert e KQZ-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë…

8 minutes ago

“Fitore” për studentët në Gjykatë Kushtetuese, pezullohen gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë protestave

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve ka pezulluar një nga pikat e paketës anti-dhunë. Konkretisht bëhet fjalë për…

35 minutes ago

Balla nxjerr në pah vandalët dhe hajdutët, akuzon opozitën: Goditën policinë me molotov dhe u strehuan te SHQUP, rast unik në Evropë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po përpiqet të paraqesë protestat si tubime…

1 hour ago

Del në dritë njoftimi i brendshëm i PD-së për protestën e studentëve më 28 nëntor: Kontaktoni me drejtuesit e degëve për organizimin

Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…

1 hour ago

Shqipëria në alarm, 11 qarqe në rrezik për përmbytje: Ja kur rinisin shtrëngatat orët në vijim

Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…

2 hours ago