Categories: sport

Chelsea piketon Alex Scott dhe Adam Wharton si zëvendësues të mundshëm të Enzo Fernandezit

Chelsea po shqyrton mundësinë e largimit të Enzo Fernandezit dhe, në rast se kjo ndodh gjatë këtij afati kalimtar, ka përcaktuar tashmë dy alternativa për mesfushën.

Sipas “The Guardian”, londinezët kanë identifikuar Alex Scott të Bournemouthit dhe Adam Wharton të Crystal Palace si kandidatë për ta zëvendësuar reprezentuesin argjentinas.

Të lidhura

None found

Manchester City është i interesuar për Fernandezit dhe pritet të paraqesë një ofertë për të gjatë pjesës së mbetur të afatit kalimtar të verës.

Nëse Fernandez largohet, Chelsea do ta rrisë shumën e kërkuar për të, pasi klubi do të duhet të sigurojë një lojtar të ri në atë rol.

Scott është një futbollist që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Chelseat, të cilët u përpoqën ta transferonin gjatë kësaj vere. Megjithatë, Bournemouthi ua bëri të qartë në përpjekjen e parë se lojtari nuk është në shitje.

Edhe Crystal Palace nuk dëshiron të ndahet nga Wharton, emri i të cilit është lidhur me thuajse çdo klub të Ligës Premier.

Manchester City besohet të jetë klubi i fundit që ka kontaktuar Crystal Palace për mesfushorin, por nuk ka marrë asnjë sinjal inkurajues për të vazhduar negociatat.

të fundit

Zbulohen dhe konfiskohen mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Hani të Elezit

Dogana e Kosovës ka zbuluar 13 mijë e 353 e 98 euro mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit të një…

6 minutes ago

Elliot Anderson arrin rekordin e 20 ndeshjeve me Anglinë në kohë rekord

Elliot Anderson ka hyrë në historinë e kombëtares së Anglisë, duke vendosur një rekord të ri për shpejtësinë me të…

12 minutes ago

After the Lladrovci–Konjufca meeting, Drenori raises the question: Is the ice breaking?

Analisti politik Xhavit Drenori ka reaguar pas takimit mes Ramiz Lladrovcit dhe Glauk Konjufcës. Përmes një postimi në Facebook, Drenori…

20 minutes ago

October 6 is approaching, parties still without agreement on president

Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ndërsa partitë politike…

21 minutes ago

Sentenced to 22 years in prison in Italy, 40-year-old with a high social risk profile arrested in Tirana (NAME)

Një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë, në kuadër të një tjetër…

22 minutes ago

Tragic in Kosovo, 19-year-old found dead, initial details emerge

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Nikaj të Kaçanikut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së…

23 minutes ago