Barcelona nuk dorëzohet sa i takon sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowskit. Katalanasit kanë bërë gati një tjetër ofertë klubit baravez për të siguruar shërbimet e polakut.
Sipas “Bild”, një ofertë e re zyrtare nga katalanasit do të arrijë këtë javë. Bayern do t’i ofrohen 32 milionë + 5 bonuse, për të rrëmbyer sulmuesin Lewandowskin, i cili tashmë ka bërë të ditur gatishmërinë e tij për t’u larguar nga Bavaria dhe për të luajtur në “Camp Nou”.
Konfirmimi i ofertës erdhi edhe nga agjenti i polakit, Pini Zahavi, i cili po punon me klubin për të kuptuar më shumë rreth detajeve. /h.ll/albeu.com