Barcelona nuk i besoi, shpërthen mbrojtësi që u shit te Tottenham

Emerson Royal shpërthen ndaj Barcelonës.

Mbrojtësi krahut të djathtë qendroi për rreth një muaj te katalanasit, që më pas e shitën te Tottenham.

“Unë nuk dija asnjë gjë për këtë tratativë. Mbasdite klubi më telefonoi dhe më kërkoi një takim. Aty më njoftuan për shitjen në Angli dhe arsyeja është fakti që klubi gjendet në vështirësi financiare

Unë doja të qëndroja, por nuk kisha mundësi tjetër dhe vendosa të largohesha. A ndihem i përdorur? I përdorur nuk mund ta them, sepse nuk do të ishte e drejtë.


Shtuar 3.09.2021 19:28