Barcelona me një lojtar më pak, mbrojtësi tre muaj jashtë fushave

Barcelona ka konfirmuar se Samuel Umtiti po përballet me tre muaj jashtë fushe. Qendërmbrojtësi francez pësoi një thyerje të gishtit të këmbës në stërvitje të hënën dhe shkoi për operacion të martën.

 

Pas operacionit, klubi lëshoi një deklaratë të shkurtër për të konfirmuar kohën e rikuperimit të 28-vjeçarit.

 

“Samuel Umtiti i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm në gishtin e pestë të këmbës së djathtë”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

 

Operacioni i së martës u krye nga doktor Antoni Dalmau nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të Barcelonës.

Ai pritet të jetë jashtë fushës për rreth tre muaj”.

Mungesa e Umtitit është një tjetër problem për Xavi, edhe pse është e vërtetë që francezi nuk u shfaq shumë këtë sezon. Ai kishte luajtur vetëm një ndeshje deri më tani.

 

Megjithatë, lëndimi i vetë Eric Garcia e lë Barcelonën me më pak në mbrojtjen qendrore./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.01.2022 22:31