Barcelona ka planin B nëse trasnferimi i Ferran Torres dështon

Ferran Torres është i preferuari i Xavit per ta sjellë në Spanjë.

21-vjeçari mendohet se do të përshtatej mrekullisht në projektin e tij. Negociatat me Manchester City nuk duket dhe nuk do të jetë e lehtë pasi Torres konsiderohet një talent i së ardhmes dhe anglezët nuk do të ulin pretendimet për të. City kërkon minimalisht 60 milion euro për Ferran Torres.

Por Barcelona është në rrugën e duhur pasi oferta e katalanasve është 50 milion euro momentalisht. Megjithatë, nëse transferimi i Torres dështon, Barcelona po mendon për Hakim Ziyech si planin B./h.ll/albeu.com


Shtuar 20.12.2021 18:42