Barcelona-Inter, arbitri Marciniak do të gjykojë një sfidë të nxehtë dhe delikate

Szymon Marciniak do të drejtojë sfidën Barcelona-Inter e cila do të luhet ditën e mërkurë në mbrëmje, ora 21:00.

Arbitri polak do të ketë detyrën e vështirë për të drejtuar ndeshjen delikate dhe vendimtare të Champions League mes Barcelonës dhe Interit. Lojë me koeficient të lartë vështirësi gjithashtu dhe mbi të gjitha sepse vjen tetë ditë pas ndeshjes në San Siro të fituar nga zikaltërit, e ndjekur nga polemikat e rënda nga ana e spanjollëve për vendimet e gjyqtarit slloven Slavko Vincic, i sulmuar hapur nga Xavi dhe presidenti katalanas.

Në Camp Nou, në një atmosferë që premton të jetë shumë e nxehtë, Marciniak do të ndihmohet nga Sokolnicki dhe Listkiewicz, ndërsa Tomasz Musial do të marrë rolin e gjyqtarit të katërt.

Në VAR do të jetë Kwiatkowski dhe Attwell./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 10.10.2022 11:26