Barcelona tashmë ka gjetur një rrugë për të fituar para, të cilat do mund të shpenzoheshin për të bërë transferime gjatë afatit kalimtar të janarit.
Siç raporton Diario Sport, klubi blaugranas ka bërë gati dokumentet për të shitur 49 për qind të aksioneve të Barca Studios.
None found
Ka një levë ekonomike të cilën Barcelona ende nuk kanë pasur mundësi që ta aktivizojë. Kushti që është vendosur nga katalanasit është që blerësi duhet të bëjë një ofertë në vlerë prej të paktën 50 milionë euro.
Në ndërkohë, kostoja totale e shitjes së aksioneve në total pritet të jetë rreth 200 milionë euro, por që me shumë mundësi nuk do të paguhet e tëra menjëherë.
Xavi dhe Deco së fundmi kanë përjashtuar mundësinë e blerjes së ndonjë lojtari gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë në rast se Barcelona e kompleton shitjen e këtyre aksioneve shpejtë. Të paktën, do të krijohej mundësia që ata të transferojnë dikë në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Një ndër lojtarët më të përfolur për kalim tek Barcelona, ishte kapiteni i Gironas, Aleix Garcia, dhe profili i tij i ka bërë shumë përshtypje Xavit, i cili ka kërkuar blerjen e tij në rast se krijohen mundësitë financiare. /Telegrafi/
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar tre persona për 48 orë, nën dyshimet për kryerjen e veprave…
Mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj është pranë kalimit në Serie A, pasi Genoa ka hyrë në negociata të avancuara me Al-Ittihadin…
Këngëtari i njohur Blero Muharremi po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së tij, pasi së fundmi…
Prej vitesh, mungesa e anesteziologëve ka qenë një nga sfidat kryesore të sistemit shëndetësor. Megjithatë, tashmë në QKUK dhe spitalet…
Protesta qytetare dhe e aktivistëve në Tiranë shënon sot ditën e 53-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur…
Manchester United ka shfaqur interes serioz për transferimin e dy mesfushorëve të Real Madridit, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga, sipas…