Barcelona është futur fuqishëm në merkato, takim sekret me agjentin e “murit” gjerman

Franck Kessie ka nënshkruar me Barcelonën dhe do të zyrtarizohet pasi të përfundojë sezonin me Milanin. Katalanasit po tentojnë të afrojnë edhe një tjetër futbollist me parametra zero.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Antonio Rudiger. Gazetari i Sky Sport, Florian Plettenberg ka zënë mat agjentin e gjermanit, me drejtuesit e Barcelonës.

Në videon e publikuar shikohen edhe drejtori sportiv Alemany, sikurse edhe Jordi Cruyff, ndërkohë që gazetari shkruan se takimi ka zgjatur tre ore dhe është zhvilluar në hotelin “The Barcelona Edition”. /h.ll/albeu.com


Shtuar 31.03.2022 15:18