Barcelona është e hapur për oferta për Sergino Dest në merkaton e janarit sipas ESPN.
21-vjeçari është në listën e gjatë të futbollistëve që Barcelona dëshiron t’i shesë, në janar por edhe gjatë verës së vitit 2022.
Dest nuk e ka bindur Xavin në këtë kohë të shkurtër dhe mendon se nuk është i duhuri për pozitën e mbrojtësit të djathtë, ku ka kthyer Dani Alvesin.
Raportohet se Bayern Munich po e monitoron situatën e amerikanit, i cili ka kontratë me Barcelonën deri më 2025. /albeu.com/