Barcelona e interesuar për Rashford, Man.United duket i gatshëm për këtë operacion

Skuadra e Barcelonës po synon që medoemos të bëjë një lëvizje që do t’ia përforconte sulmin në janar.=

Katalanët kanë vënë shënjestrën në emra të ndryshëm, me Ferran Torres, Adeyemi e Dani Olmo si opsione të përmendura deri më tani.

Por, ‘El Nacional’ së fundmi ka një tjetër emër në listë. Bëhet fjalë për Marcus Rashford. Lojtari ka qenë në listën e dëshirave të Barcës edhe më parë.

Rashford mund ta ketë mundësinë që të jetë lideri i sulmit të Barcelonës, në këtë kohë krize te ‘Blaugrana’.

Roli i Rashford te Manchester United ka qenë në zbehje e sipër së fundmi, prandaj, nuk është e pamundur që ai të afrohet në ‘Camp Nou’.

Barcelona akoma nuk ka përgatitur një ofertë që mund ta nisin drejt ‘Old Trafford’ për reprezentuesin anglez.


Shtuar 10.12.2021 08:35