Chelsea do të rikthehet në betejë këtë verë në përpjekje për të arritur një marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Frenkie de Jong.
Klubi londinez e di se Barcelona është në një krizë financiare dhe do të merrte mesfushorin për një shumë më të ulët se sa në një situatë normale.
Të lidhura
None found
Chelsea thuhet se është e gatshme të paguajë deri në 80 milionë euro për kartonin e De Jong dhe skuadra katalunase është në një udhëkryq tani.
De Jong është lojtari më i paguar i Barcelonës dhe këta të fundit janë të gatshme që të heqin qafe shifrën e majme.
Megjithëse ideja e Frenkie de Jong ishte të qëndronte në Barcelonë, dhe që Joan Laporta dhe Xavi Hernandez të kenë shërbimet e tij, situata ekonomike e detyron klubin të bëjë të paktën një shitje të rëndësishme këtë verë.
Chelsea nuk është e vetme në garë për të, pasi edhe Manchester United ka kohë që e admiron De Jongun. /Telegrafi/
