Barcelona do ta mbyllë sezonin pa trofe për herë të dytë në 3 vitet e fundit

Real Madrid ka mposhtur Espanyol (4:0). Klubi madrilen u bë i paarritshëm për Barcelonën dhe siguroi titullin.

Skuadra katalanase ka humbur shansin për ndonjë trofe këtë sezon.

Në janar, Barcelona humbi ndaj Real Madridit në 1/2 e finales së Superkupës së Spanjës, dhe u largua nga Kupa e Spanjës në fazën 1/8 finale, pasi u mund nga Athletic Madrid.

Në Champions League këtë sezon, Blaugranët përfunduan në vendin e tretë në grupin e tyre. Skuadra katalanase u largua nga Europa League në fazën e 1/4 finale, duke humbur nga Eintracht.

Barcelona do ta mbyllë sezonin pa trofe për herë të dytë në 3 vite. Kështu ishte edhe në vitin 2020. Në vitin 2021, skuadra arriti të fitojë Kupën e Mbretit. /albeu.com/

 


Shtuar 30.04.2022 18:32