Real Madridi vijon ta ndjekë nga afër situatën e Pedro Porros, mbrojtësit të djathtë të Tottenhamit, i cili mund të rikthehet në futbollin spanjoll, sipas raportimeve të mediave në Spanjë.
None found
Cadena SER bën të ditur se reprezentuesi spanjoll është i hapur për një kthim në La Liga, edhe pse pak kohë më parë rinovoi kontratën me Tottenhamin, e cila tashmë skadon në vitin 2031.
Interesim për të ka shfaqur edhe Barcelona, që ka nisur të mbledhë informacione rreth mundësisë së transferimit të mbrojtësit.
Megjithatë, Porro nuk dëshiron të nxitojë për të vendosur. Ai pritet të presë për të kuptuar nëse Real Madridi do të bëjë një hap konkret për të, përpara se të shqyrtojë një kalim të mundshëm te Barcelona.
Gjendja e vështirë e Tottenhamit përbën një tjetër shqetësim për lojtarin. Forma e dobët e skuadrës angleze mund të ndikojë edhe në pozicionin e tij te Kombëtarja e Spanjës, ku ai është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit të drejtuar nga Luis de la Fuente.
Klubi madrilen e kishte vëzhguar Porron edhe më herët, përpara se të transferonte Denzel Dumfries. Sidoqoftë, pasiguritë që lidhen me Trent Alexander-Arnold në krahun e djathtë të mbrojtjes mund ta rikthejnë spanjollin në listën e alternativave të Real Madridit.
Aktualisht, Barcelona konsiderohet në avantazh në garën për shërbimet e Porros. Megjithatë, gazetari Pacojó Delgado ka deklaruar se transferimi te Real Madridi mbetet një skenar mjaft i mundshëm, nëse klubi nga kryeqyteti spanjoll paraqet një ofertë zyrtare.
Për këtë arsye, e ardhmja e Porros pritet të jetë një prej temave interesante të afatit kalimtar, ndërsa Barcelona dhe Real Madridi mund të përplasen për firmën e tij.
Pedro Porro ka reaguar ndaj raportimeve për interesimin e Barcelonës për transferimin e tij, duke pranuar se vëmendja nga gjiganti…
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…
Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,…
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…