Barcelona dhe Bayern Munichu kanë shfaqur interesim për Johan Manzambin, mesfushorin e ri që po paraqitet në nivel të lartë me Aston Villan, raporton Marca.
None found
Forma e reprezentuesit të Zvicrës ka tërhequr vëmendjen e skautëve të disa prej klubeve më prestigjioze të Evropës, të cilët e konsiderojnë atë një futbollist me potencial të madh.
“E dimë se skautët e disa prej klubeve më të mëdha evropiane janë impresionuar nga paraqitjet e Manzambit, me disa prej tyre që e konsiderojnë një superyll të së ardhmes. Klubet e interesuara tashmë kanë nisur të vlerësojnë zhvillimin e tij dhe perspektivën afatgjatë”, deklaroi gazetari Graeme Bailey për TEAMtalk.
Manzambi, i lindur në Gjenevë në vitin 2005, luan për përfaqësuesen zvicerane. Ai dallohet për teknikën, depërtimet me top, lëvizjet brenda zonës dhe aftësinë për të krijuar mundësi shënimi.
Bayern Munichu e kishte ndjekur mesfushorin që nga periudha e tij te Freiburgu, ku në 47 paraqitje shënoi shtatë gola dhe regjistroi nëntë asistime.
Pas kalimit te Aston Villa për 60 milionë euro, Manzambi ka qenë i përfshirë në një gol ose asistim në çdo ndeshje të zhvilluar nën urdhrat e Unai Emeryt, sipas raportimit.
Paraqitje të spikatura ai pati edhe me Zvicrën në Kupën e Botës. Në katër ndeshje realizoi tre gola dhe kontribuoi me dy asistime, ndërsa një lëndim e la jashtë sfidave të fazës së 1/8 së finales dhe çerekfinales.
Vëmendja e Barcelonës dhe Bayernit mund ta vendosë 21-vjeçarin në qendër të merkatos së ardhshme dhe ta shndërrojë atë në një prej emrave më të kërkuar.
Nga arrestimi i bosit të mafias irlandeze Daniel Kinahan deri te sekuestrimi i pasurive të klaneve të drogës në Marsejë,…
"Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta, të krijuara në rrethana të ndryshme. Ajo duhet…
Beriane Mustafa, gazetare dhe e bija e gazetarit e veprimtarit Xhemail Mustafa, ka kujtuar sot babanë e saj në 26-vjetorin…
SPB Strumicë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S. (50) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara…
SopotiPërmes njoftimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Sopotit ka prezantuar trajnerin e ri, pas largimit të djeshëm nga…
Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku djali 19-vjeçar i një komisioneri të…