Joshua Kimmich është pjesë e Bayern Munichut tash e nëntë vite, por si asnjëherë më parë, këtë sezon marrëdhëniet e tij me klubin shpeshherë janë paraqitur si të acaruara.
Kur bavarezët pësuan humbje ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat 3-0 më herët gjatë këtij sezoni, mesfushori gjerman ishte përfshirë në një përleshje me asistentin e Thomas Tuchel.
None found
Duke marrë parasysh pakënaqësitë e lojtarit dhe faktin se kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe duket se palët nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, shitja e tij po duket të jetë opsioni më i mundshëm.
Sipas asaj që raporton gazetari gjerman Florian Plettenberg, Bayerni është i gatshëm që të lejojë shitjen e Kimmich gjatë verës, nëse vjen oferta e duhur.
Sidoqoftë, Kimmich tashmë ka në preferencën e tij disa klube të mëdha evropiane, ku ai do të dëshironte që të vazhdonte karrierën.
Siç shton tutje raportimi, klube si Manchester City, Liverpool, Arsenal, Real Madrid and dhe Barcelona, janë në mesin e klubeve që i pëlqejnë lojtarit.
Disa prej këtyre klubeve besohet se tashmë kanë kontaktuar lojtarin, teksa kujtojmë se më herët ishte raportuar se Barcelona ka shprehur interesim më konkret për shërbimet e tij. /Telegrafi/
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…