Barazim pa gola përballja Shqipëri-Gjeorgji, vendimtar 45 minutshi i dytë i ndeshjes

Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes Shqipëri-Gjeorgji. Ndeshja u mbyll në barazim pa gola ndërsa vendimtar do të jetë 45 minutshi i dytë i përballjes. Kombëtarja pati raste të shumta ndërsa ka rrezikuar disa herë portën e kundërshtarit por pa rezultat pozitiv, me gol. Edhe ekipi i Gjeorgjisë pati disa raste por Strakosha arriti ti priste dhe tu prishte rastet kundërshtarëve.

Kuqezinjtë vijnë në këtë takim pas humbjes 2-0 me Çekinë. Deri më tani, ekipi i Sylvinhos ka 3 pikë dhe renditet në vendin e 3-të. Në krahun tjetër, Gjeorgjia kryeson Group 1 me 6 pikë. Sfida e sotme po të gjykohet nga holandezi Makkelie dhe do të mbahet në Mikheil Meskhi Stadium. Minutat pas pushimit mes pjeseve do jenë vendimtar për të vulos humbjen, fitoren ose nesë do të mbetet një ndeshje pa gola duke ndarë ekipet nga 1 pikë për gjithësecilën.


Shtuar 14.10.2024 19:02