VIDEO / Barazim i dhimbshëm ndaj Letonisë, përfundon 1-1

Shqipëria i ka minimizuar shanset për kualifikimin në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2026, pasi ka barazuar edhe ndaj Letonisë me rezultat 1-1.

Ndeshja nisi me shumë intensitet të lartë, me dy kombëtaret që kërkonin të kalonin sa më parë në epërsi.

Fillimisht, në minutën e 21-të, Thoma Strakosha doli në rolin e heroit, duke pritur penalltinë e Ikanieks.

Tetë minuta më vonë, Rey Manaj ndëshkoi Letoninë, duke kaluar Shqipërinë në epërsi.

Lojtarët tanë nuk humbën fokusin, duke kërkuar edhe golin e dytë, por që edhe mbrojta kishte presion të lartë.

Letonezët nuk u ndalën për asnjë minutë, duke kërkuar barazimin, dhe ajo ndodhi në minutën e 45+4-të kur shënoi Antonijs Cernomordijs.

Në pjesën e dytë, ishte një lojë e dobët nga lojtarët tanë, pasi nuk arritën t’i konrektizonin rastet e arta për gol.

Përkundër se tentuan nga të gjitha anët, ishte një pasqyrë e ndeshjes me Serbinë, aty ku pasimi i saktë final mungonte.

Ky ishte barazimi i gjashtë në po aq përballje me Letoninë, duke mbajtur edhe golaverazhin në 7-7.

Kështu, Shqipëria me këtë barazim shkon në kuotën e pesë pikëve nga 12 në total dhe ka vënë në rrezik të madh kualifikimin për në Botëror.

Anglia vazhdon si lidere me nëntë pikë, Shqipëria me katër më pak, Serbia dhe Letonia me nga katër dhe Andorra ende pa pikë.

Standings provided by Sofascore


Shtuar 10.06.2025 22:42