Ka dështuar kalimi i Denisson në kampionatin e Kosovës dhe për këtë Ballkani sërish nuk ka ndërmend të ndalet. Mesa duket Superiorja është në fokus të kampionëve të Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja i ka bërë ofertë edhe sulmuesit të Skënderbeut.
Sipas shtypit të shkruar bëhet fjalë për Franklin Ahanonu, i cili pëlqehet shumë nga ish-trajneri i korçarëve. Klubet prej ditësh kanë zhvilluar mes tyre bisedimet, por duket se tashmë diçka e tillë është e vështirë të konkretizohet.
Drejtuesit e Ballkanit kanë ofruar 200 mijë euro për shërbimet e sulmuesit, por Ardian Takaj e ka refuzuar ofertën e tyre. Presidenti mendon se për të mund të fitojë më shumë dhe në këto kushte ka vënë “veton” për largimin e tij. /newsport.al/