sport

Ballkani i Ilir Dajës kërkon sot hakmarrjen në “Astana Arena”

Ballkani udhëton drejt Kazakistanin aty ku për llogari të Grupit C në Conference League, do të sfidojë vendasit e Astanës. Këta të fundit i mposhtën suharekasit në Fadil Vokrri, e tashmë të besuarit e trajnerit Ilir Daja do të kërkojnë t’i mp në shtëpinë e tyre.

Trajneri shqiptar e ka pranuar se përballë e pret një punë e vështirë, por që ekipi Portokalli do të tentojë të rikthehet me tri pikë në shtëpi.

Të lidhura

None found

“Nëse e marrim krahasimin, Astana ka më shumë eksperiencë se ne në garat evropiane. Ka më shumë ndeshje ndërkombëtare se ne. Ne jemi për herë të dytë që marrim pjesë në garat evropiane. Në udhëtim e kemi më të vështirë, pasi Astana ka në favor klimën dhe mbështetjen e publikut. Prandaj presim ndeshje të vështirë, por nuk kemi ardhur të dorëzuar. Përtej vështirësive edhe ne do të kërkojmë maksimumin në këtë ndeshje edhe të rezultatit”, deklaroi Daja para ndeshjes së sontme.

“Sigurisht ne na pëlqen të jemi fitues, por është ndeshje e vështirë. Astana ka ekip goxha të mirë, si në aspektin fizik, ashtu edhe taktik. Por nuk mund të jap përqindje ai që do ta fitojë ndeshjen, sepse futbolli është një sport jo shkencë ekzakte dhe unë përgatis ekipin tim për t’u futur në fushë për ta fituar ndeshjen”, vazhdoi tutje Daja, i cili e shpalli dy herë ekipin nga Suhareka kampion të Kosovës.

Nga kjo sfidë do të varet shumë edhe fati i kualifikimit për Kampionët e Kosovës që aktualisht renditen të tretët në Grupin C me tre pikë. Nga ana tjetër, Astana dhe Dinamo Zagreb me tre pike. Kryesuesja e grupit është Plzen me nëntë pikë që është e vetmja skuadër që ka siguriar matematikisht kualifikimin./albeu.com

 

të fundit

Tahiri: Për të gjithë në shesh, Thaçi përcjell përshëndetje nga zemra; ju u bëtë zëri kundër padrejtësisë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi,…

3 minutes ago

Drea de Matteo nuk largohet nga OnlyFans: Platforma më dha pavarësi dhe liri

Aktorja e njohur amerikane Drea de Matteo ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga platforma OnlyFans, ku u…

7 minutes ago

Besar Halimi rikthehet në Gjilan, zyrtarizohet transferimi te Drita

Drita ka bërë një tjetër lëvizje, duke e përforcuar mesfushën me një emër të njohur të futbollit kosovar. Klubi gjilanas…

11 minutes ago

Criminal complaint against advisor of Ministry of Finance in Struga for suspected fake decisions on land privatization

SPB Ohër njofton ka dorëzuar kallëzim penal ndaj A.M. (61) nga Struga, i cili nga viti 2022 deri në 2024…

11 minutes ago

Ramiz Merko fined 5,000 euros for memorial plaque at entrance to Struga municipality

Gjykata Themelore e Strugës sot i shqiptoi një gjobë prej 5.000 eurosh ish-kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për…

12 minutes ago

Putini forcon kontrollin mbi Rusinë, 49 veteranë të luftës në Ukrainë marrin vende në Dumë

Partia në pushtet Rusia e Bashkuar ka siguruar 355 nga 450 vendet në Dumën ruse, ndërsa parlamenti i ri do…

12 minutes ago