Categories: showbiz

Drea de Matteo nuk largohet nga OnlyFans: Platforma më dha pavarësi dhe liri

Drea de Matteo, aktorja amerikane e njohur për rolin e saj në “The Sopranos”, ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet nga OnlyFans, platformë së cilës iu bashkua në moshën 51-vjeçare dhe që i ka siguruar të ardhura të konsiderueshme.

Të lidhura

None found

Tashmë 54 vjeçe, ajo shpjegoi se kjo zgjedhje i ka dhënë më shumë kontroll mbi karrierën dhe një pavarësi më të madhe financiare.

Gjatë një interviste për “The Sun”, De Matteo rrëfeu se vendimi u mor në një moment të vështirë ekonomik për të, kur ishte në rrezik të humbiste shtëpinë.

Vetëm 75 minuta pas hapjes së profilit, aktorja tha se kishte arritur të fitonte rreth 75 mijë dollarë.

“Është një aktivitet shumë fitimprurës dhe tani vendos vetë se kur dua të punoj. Bota e aktrimit ka qenë e vështirë për mua, sepse në shumë aspekte nuk je vërtet i lirë. OnlyFans më ofron një lloj lirie, ndaj besoj se do të vazhdoj ta përdor”, deklaroi ajo.

Publiku ndërkombëtar e njeh De Matteon sidomos për personazhin e Adriana La Cervas në “The Sopranos”, serial ku ajo u shfaq nga viti 1999 deri në vitin 2004.

Pas këtij suksesi, ajo u angazhua edhe në produksione të tjera të njohura televizive, mes tyre “Desperate Housewives” dhe “Joey”, spin-off-i i “Friends”, ku interpretoi së bashku me Matt LeBlanc.

Pavarësisht roleve të suksesshme, aktorja ka treguar se fama nuk i ka garantuar gjithmonë përfitime financiare në nivelin që mund të imagjinohet.

Ajo veçoi veçanërisht periudhën e “The Sopranos”, duke shpjeguar se atëherë nuk kishte marrëveshje të përshtatura për të marrë pagesa të vazhdueshme nga transmetimet e mëvonshme të serialit.

“Shumë njerëz mendojnë se jam e pasur, por realiteti nuk është ky”, tha De Matteo.

Aktorja ka folur edhe për dëshirën e saj për të qenë një zë për gratë më të rritura që zgjedhin të krijojnë përmbajtje në OnlyFans.

“Jam e lumtur që përfaqësoj gratë më të rritura në botë, si edhe ato që i janë bashkuar OnlyFans”, u shpreh ajo.

Së fundmi, De Matteo provoi edhe pasarelën, duke marrë pjesë në një shfaqje mode të lidhur me OnlyFans dhe stilisten Natasha Zinko.

Ajo pranoi se mund të mos përfaqësojë më profilin klasik të një modeleje pasarele, por tha se është e kënaqur të përcjellë një imazh tjetër për gratë mbi 50 vjeç.

Drea de Matteo mbetet një prej figurave të njohura të televizionit amerikan, ndërsa sot karrierës së saj i është shtuar edhe aktiviteti si krijuese përmbajtjeje në internet.

të fundit

Orinda Huta përlotet në studio, surpriza e veçantë në hapje të emisionit

“Goca dhe Gra” këtë mbrëmje përkon me festën e Halloween-it, e sigurisht që nuk mund të mungonin ‘rengjet’. [...]Read More...

9 minutes ago

Nevil Dede zbulon gjendjen e Eljon Sotës: Do të operohet në Barcelonë, ndaj Tiranës kërkojmë të jemi në nivelin tonë

Nevil DedeNevil Dede ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë me Tiranën ditën e nesërme, sfidë…

15 minutes ago

ASH: Dimitrievski wields greater influence in the government despite having fewer lawmakers

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

16 minutes ago

The killing of Arlinda Zekaj renews calls for resignations and reforms in the police and justice systems

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…

16 minutes ago

You will end up like Arlinda”: Mitrovica hospital director arrested over allegations of threatening his wife

Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…

17 minutes ago

Biberaj: The Democratic Party has reached its lowest point since its founding; we supported Berisha’s return, but it was not the right solution

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar protestën studentore, duke…

17 minutes ago