Ekipi nga Suhareka ka arritur fitore me rezultatin 3-2 në kuadër të kualifikueseve për Ligën e Konferencës, ndaj Klaskvik në “Fadil Vokrri”.
Vendasit zhvilluan takim më të mirë se ekipi ndaj Ishujt Faroe. Fillimisht epërsinë Ballkanit ia dha Gripshi, në minutën e 30` të ndeshjes.
Në të 30-tën shënoi Korenica një supergol. Pjesa e parë u mbyll me epërsi të dyfishtë për Ballkanin. Edhe pjesën e dytë suharekasit zhvilluan takim më të mirë, por duke lënë disa hapësira.
Ishte Rrahmani që tundi rrjetën në minutën e 50`, për rezultatin 3:0. Për 3:1 u përkujdes Klettskard, në të 69-tën.
Pas golit të parë, mysafirët tundën sërish rrejtën me po të njëjtin lojtar, në minutën e 88` të ndeshjes.
Minutat e fundit ishin drithëruese për Ballkanin që për pak mund t’i ikte ndeshja nga duart./albeu.com