Alejandro Balde po mendon të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi roli i tij në planet e trajnerit Hansi Flick është zvogëluar.
None found
Mbrojtësi i majtë spanjoll ka zgjuar interesimin e Sunderlandit, që po shqyrton mundësinë për ta marrë në huazim për gjysmën e dytë të sezonit. Klubi anglez synon që 22-vjeçari të ketë më shumë minuta dhe të luajë rregullisht në Ligën Premier.
Sipas TEAMtalk, Barcelona i ka dhënë lojtarit leje të shqyrtojë një largim të përkohshëm në mes të sezonit, për shkak të rënies së rolit të tij nën drejtimin e Flick.
Balde u bë pjesë e ekipit të parë të klubit katalanas në korrik të vitit 2022 dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Megjithëse vlera e tij në treg vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe ai numëron shtatë paraqitje për kombëtaren e Spanjës, ka humbur terren në garën për krahun e majtë.
Sunderland nuk është klubi i vetëm që e ndjek. Përfaqësuesit e Baldes kanë kontaktuar edhe me Evertonin dhe Fulhamin, ndërsa oferta për huazimin e tij u është paraqitur gjithashtu Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.
Sunderland po shqyrton nëse mund ta përballojë pagën e futbollistit në një marrëveshje huazimi në janar, pa tejkaluar kufizimet financiare të klubit. Balde, nga ana e tij, raportohet se është i gatshëm të luajë në futbollin anglez gjatë pjesës së dytë të sezonit 2026/27.
Ende nuk është vendosur nëse marrëveshja e huazimit do të përmbajë një opsion jo të detyrueshëm për blerjen e tij në fund të sezonit. Drejtuesit e Sunderlandit mendojnë se Balde do t’i jepte më shumë dinamizëm krahut të majtë dhe do të ishte një përforcim me rëndësi.
Përfaqësuesit e mbrojtësit pritet të zhvillojnë bisedime më konkrete me drejtuesit e Sunderlandit gjatë pushimit të nëntorit për ndeshjet e kombëtareve. Nëse palët bien dakord që klubi anglez të mbulojë pagën e tij, Barcelona është e gatshme ta zyrtarizojë huazimin para hapjes së afatit kalimtar dimëror.
Dy avionë të kompanisë ajrore American Airlines janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë lëvizjes në pistën e aeroportit kombëtar Ronald Reagan,…
Një dron i pikasur në hapësirën ajrore mbi aeroportin e Këlnit-Bonit, në Gjermani, ka shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të të…
Egnatia, UEFADeri më tani, Egnatia ka bërë maksimumin për t’u ndjerë krenare në përfaqësimin e futbollit shqiptar në skenën europiane…
Një rrjet i ndërlikuar marrëdhëniesh biznesi, dyshimesh për spiunazh dhe tregtie të paligjshme të gjysmëpërçuesve ka vendosur kompaninë amerikane Nvidia…
Tetë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak të tipit Mi-17 në rajonin Ayacucho të Perusë. I…
Vdekja e Kristian Josip Perish, 32 vjeç, në një klinikë psikiatrike në Zagreb të Kroacisë, ka shkaktuar reagime të forta…