Categories: sport

Egnatia tejkalon rekordin financiar të Skënderbeut, mbi 4.5 milionë euro të arkëtuara nga UEFA

Egnatia po zhvillon një paraqitje historike për futbollin shqiptar në arenën europiane. Fitorja 2-1 ndaj Lincoln Red Imps në Conference League, e arritur para mijëra tifozëve në “Air Albania”, i dha skuadrës jo vetëm një shtysë të madhe në garën për të siguruar një vend në “play off”, por edhe një përfitim të rëndësishëm financiar.

Deri tani, klubi rrogozhinas ka përfituar gjithsej 4 milionë e 536 mijë euro nga UEFA gjatë aventurës së tij europiane. Kjo shifër pritet të rritet edhe më tej, pasi Egnatian e presin dy ndeshje të fundit: fillimisht në Shqipëri kundër Kauno Zalgiris dhe më pas në Portugali ndaj Bragës.

Të lidhura

None found

Shuma e grumbulluar nga Egnatia është më e lartë edhe se ajo e Skënderbeut në periudhën e tij më të suksesshme, kur korçarët u kualifikuan për herë të parë në UEFA Europa League. Në atë kohë, Skënderbeu nuk arriti të kalonte kufirin e 4 milionë eurove. Ndërkohë, kampionia e Shqipërisë mund të shkojë deri në 5 milionë euro, nëse realizohen kombinimet e nevojshme.

Vlera përfundimtare do të përcaktohet nga renditja që Egnatia do të ketë në mbyllje të fazës së ligës, si edhe nga rishpërndarja e shumave të parashikuara për barazimet. Këta faktorë mund ta çojnë klubin në një nivel edhe më të lartë financiar.

të fundit

Nvidia nën presionin e një hetimi për kalimin e çipave të AI drejt Kinës

Një rrjet i ndërlikuar marrëdhëniesh biznesi, dyshimesh për spiunazh dhe tregtie të paligjshme të gjysmëpërçuesve ka vendosur kompaninë amerikane Nvidia…

17 minutes ago

Air crash in Peru: 8 dead after military helicopter crashes, only the pilot survives

Tetë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak të tipit Mi-17 në rajonin Ayacucho të Perusë. I…

17 minutes ago

Hetim në Kroaci pas vdekjes së 32-vjeçarit në klinikën psikiatrike, dhjetëra pacientë denoncojnë abuzime

Vdekja e Kristian Josip Perish, 32 vjeç, në një klinikë psikiatrike në Zagreb të Kroacisë, ka shkaktuar reagime të forta…

18 minutes ago

Suspect in high-profile Athens execution arrested in Cyprus: how “the Chinese” was identified after the attack

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një prej personave të dyshuar për vrasjen e Vangelis Zambounis, i njohur në botën…

18 minutes ago

Rama wishes Albanians a happy November 28: This holiday finds us closer to a united Europe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Përmes një…

18 minutes ago

OpenAI countersues Apple over trade secrets and pressure on suppliers

Kompania OpenAI ka ngritur kundërpadi ndaj Apple në një gjykatë federale në Kaliforni, duke e akuzuar gjigantin e teknologjisë për…

18 minutes ago