Bajrami shënon gol vendimtar, Rangers fiton me përmbysje në transfertë

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim bajrami, është kthyer në një lojtar protagonist te skuadra e Rangers.

Pasi gjeti golin e parë në kampionatin skocezë, 25-vjeçari ka shënuar sërish për gjigantët skocez, kësaj radhe në Kupën e Ligës së Skocisë.

Rangers ka fituar me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Motherwell dhe Bajrami ka shënuar golin e dytë (atë të fitores) për skuadrën e tij në fundin e takimit.


Shtuar 3.11.2024 19:31