Nedim Bajrami doli në konferencë për shtyp krah Sokol Cikalleshit për të folur për përgatitjet e skuadrës dhe objektivat që ka kombëtarja në këtë edicion të Nations League.
“Ndihemi shumë mirë me skuadrën, ka një miks mes lojtarëve të rinj dhe me eksperiencë. Ndihemi shumë mire, nuk shihet kush është më i ri dhe cili më i vjetër.
Konkurrenca në Kombëtare: “Konkurrenca është normale në futbolli, secili dëshiron të luajë, trajneri vendos. Në japim maksimumin për të qenë gati për ndeshjet”.
Klima në Kombëtare: “Jemi një skuadër ku të gjithë komunikojmë, jemi të gjithë bashkë dhe japim maksimumin. Klima është super.”
Objektivi në dy ndeshjet e para: “Objektivi është ta fillojmë Nations League me rezultat pozitiv me u stërvit mirë dhe për të dhënë maksimumin”.
Fjalët e merkatos: “Është sezoni i parë në Serinë A, ka shkuar shumë si për mua dhe për Empolin. Se çfarë do të ndodhë, është herët ta thuash, shpresojmë ta nisim mirë Nations League.
Përsëritje e suksesit të 2016-ës? “E dimë që kemi skuadër të fortë, por nuk është e lehtë ta arrish objektivin, edhe pse mungon në grupin tonë Rusia, që konsiderohet ekip shumë i forte”.