Teksa merkatoja e janarit po shkon drejt përfundimit, e ardhmja e mbrojtësit të United, Eric Bailly mbetet në udhëkryq.
Bailly lidhet me një largim të mundshëm nga Manchesteri dhe skuadra që ishte e gatshëm për shërbimet e tij ishte, Milani.
Megjithatë, raportime të fundit nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se Baily nuk është aspak i kënaqur me opsionin që të largohet nga United.
Kjo zbeh gjasat e Milan për të siguruar kartonin e lojtarit që shihet si zëvendësues i denjë për Simon Kjaer.
Baily së fundmi u aktivizua me Bregun e Fildishtë në Kupën e Afrikës, kurse tek United pozita e tij nuk ka qenë e garantuar. /albeu.com