Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares dhe Romës është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e 23-vjeçarit, Greta ka sjellë në jetë një vajzë, me çiftin që e ka pagëzuar me emrin Matilde. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë lojtari në kanalet e komunikimit
“Mirëseerdhe Matilde, mami dhe babi tashmë janë marrëzisht të dashuruar me ty”, shkruan Kumbulla në kanalet e komunikimit.
Fundi i sezonit të shkuar nuk ishte i mirë për mbrojtësin, që u dëmtua në ndeshjen kundër Milanit dhe pritet të rikthehet në fushë vetëm në fillim të 2024, kjo pas operacionit dhe fazën së rikuperimit.