Avokati i Ferreros: Ai ishte në Milano për të takuar Stankoviç

Avokati i Massimo Ferreros , Giuseppe Tenga , foli për Radio Punto Nuovo . Këto janë fjalët e tij.

“Për momentin ai është në burg në Milano dhe kjo më lë shumë të hutuar pasi do të ketë dy ditë festë dhe do të jetë e vështirë të flas me të në telefon. Fizikisht e di që është me shendet mir por megjithatë është futur në burg, ka tension të lartë dhe gjakrrjedhje nga hunda. Me sa duket Ferrero shqetëson dikë”.

Çfarë lidhje ka Sampdoria me të?
“Asgjë veçse ai do të duhet të japë dorëheqjen pasi ai nuk do të mund të merret me një klub sportiv nga burgu. E di që dje ishte duke negociuar me Stankoviç për t’i besuar atij stolin e Sampdorias. Për këtë arsye ai ishte në Milano”.

Çfarë do të ndodhë tani?
“Brenda pesë ditëve të ardhshme do të ketë një marrje në pyetje, më pas do të ketë ankim në Gjykatën e Catanzaros”./h.ll/albeu.com

Shtuar 7.12.2021 18:05