Autori i golit historik, Asllani: E dimë çfarë do të thotë kjo fitore për ne, e merituam

Kristjan Asllani ishte ai i cili i dha fitoren Shqipërisë me golin e tij në Andorra, duke i siguruar biletën për në play-off.

“E punojmë shumë sidomos kur kam topin unë dhe Myrto shkon pas shpine. Jemi të lumtur se e dinim çfarë do të thotë kjo fitore për ne. Do festojmë sot e mendojmë për Anglinë.

Të them të drejtën nuk ishte një pjesë e parë e mirë. E dinim që luante 5-4-1, sot provoi 4-4-2. Kishim vështirësi, në pjesën e dytë sulmuesit patën më shumë hapësirë dhe e merituam fitoren

Nuk janë ekipe të vogla, mbyllen shumë. Unë e Shehu kishim vështirësi, na vinin dy mbrojtës, na mbyllnin mua dhe atë. Por tani të mos mendojmë për ndeshjen, shkojmë në Tiranë të festojmë e pastaj mendojmë për Anglinë”, tha Asllani për “SuperSport” pas sfidës.


Shtuar 13.11.2025 23:34