sport

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Kylian Mbappe thuhet se u la në stadium nga autobusi i ekipit të Paris Saint-Germain pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund të mërkurën mbrëma.

Niclas Fullkrug shënoi golin e vetëm të ndeshjes në Signal Iduna Park teksa skuadra e Bundesligës mori fitoren në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Të lidhura

None found

Jadon Sancho ishte më i miri për Dortmundin, ndërsa Mbappe u mbajt relativisht i qetë nga mbrojtja e ashpër e klubi verdhezi.

Reprezentuesi francez goditi shtyllën në pjesën e dytë, por nuk pati fat ta gjej golin në ndeshjen e parë.

Mbappe gjithashtu nuk doli nga stadiumi me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij, të cilët u kthyen në aeroport me trajnerin.

Sipas gazetës Le Parisien, Mbappe duhej të qëndronte për një kohë më të gjatë pasi u përzgjodh për testim të rastësishëm të dopingut.

Në përputhje me protokollin e UEFA-s, ai duhej të priste që të përfundonte testi i detyrueshëm dhe më pas të lidhej me shokët e tij të skuadrës në aeroport pasi u dërgua me transport privat.

Ndryshe, Mbappe është i vendosur për t’u larguar nga PSG si lojtar i lirë gjatë verës dhe do të bëjë gjithçka për ta kualifikuar ekipin në finalen e madhe.

Ai është vetëm dy gola larg arritjes së 50 golave në Ligën e Kampionëve duke barazuar shifrën e bashkëkombësit Thierry Henry në garën kryesore evropiane të klubeve. /Telegrafi/

të fundit

Ekzekutimi i Christa Pike dështon, nëna e 19-vjeçares së vrarë: Vajza ime po harrohet ndërsa autorja merr gjithë vëmendjen

Colleen Slemmer u largua nga Florida drejt Tennessee për të ndjekur ëndrrën e saj për të studiuar teknologjinë, por jeta…

30 seconds ago

Ragmi Mustafi sharply criticizes Vučić’s rhetoric about Shaip Kamberi and Albanians

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në…

4 minutes ago

Mustafi condemns Vučić’s statements about Shaip Kamberi and Albanians

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në…

4 minutes ago

Akuzohet se mori rryshfet, GJKKO jep masën e sigurisë për administratorin e inceneratorit të Elbasanit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Leli Kajën,…

5 minutes ago

Mickoski: Identiteti maqedonas nuk është produkt i Jugosllavisë

Kryeministri Hristijan Mickoski në emision “N’Dritë” në Alsat theksoi që nuk pret të ketë avancim për çështjen e ngërçit me…

5 minutes ago

Record theft in Tuscany: 30,000 wine bottles worth €5 million disappear

Një grabitje e përmasave të jashtëzakonshme është regjistruar në Toskanë të Italisë, ku një grup prej të paktën shtatë personash…

6 minutes ago