Austria nuk ndalet, shënon pas 9 minutash ndaj Polonisë

Zhbllokohet Poloni-Austri, sfidë e vlefshme për grupin D në Euro 2024.

Kombëtarja e drejtuar nga Ralf Rangnick kaloi në avantazh në minutën e nëntë.

Kapiteni Gernot Trauner realizoi një gol të bukur me kokë, duke i dhuruar avantazhin Austrisë.

Dhe duke ndezur festën e tifozëve austriakë në shkallët e stadiumit “Olympiastadion” të Berlinit.


Shtuar 21.06.2024 18:32

Tags: