Categories: sport

Atmosferë e tensionuar para Irlandë–Izrael: futbollistët irlandezë ulin kokën gjatë himnit dhe shmangin shtrëngimin e duarve

Përballja e Ligës së Kombeve mes Irlandës dhe Izraelit nisi nën një klimë të tensionuar, e shoqëruar nga disa episode të pazakonta para vërshëllimës së parë.

Para zhvillimit të takimit, ekzistonte pasiguri nëse Irlanda do të paraqitej në fushë, pasi disa prej lojtarëve të kombëtares kishin shprehur mbështetje për bojkotin e ndeshjes. Në fund, Federata Irlandeze vendosi që skuadra të merrte pjesë në përballje.

Të lidhura

None found

Shenjat e tensionit u shfaqën që në fazën e nxehjes, kur një pjesë e tifozëve izraelitë në stadium i pritën futbollistët irlandezë me fishkëllima.

Vëmendjen më të madhe e tërhoqi momenti i himnit kombëtar të Izraelit. Futbollistët e Irlandës qëndruan me kokat e ulura, gjest që u pa si një formë proteste në rrethanat e veçanta të kësaj ndeshjeje.

Edhe ceremonia para nisjes së takimit u zhvillua ndryshe nga zakonisht. Lojtarët e dy ekipeve nuk shtrënguan duart me njëri-tjetrin dhe u larguan drejtpërdrejt drejt bankinave përkatëse.

Pavarësisht atmosferës së rënduar jashtë fushës, Irlanda e nisi ndeshjen në mënyrë të fortë, duke shënuar dy gola brenda 15 minutave me Troy Parrot dhe Adam Idah.

të fundit

Kosova zgjeron raportimin për luftën kundër pastrimit të parave, çfarë përcakton udhëzimi i ri

Kosova ka ndërmarrë një hap të ri në forcimin e mekanizmave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke…

2 minutes ago

Në gjyq juristi i Kadastrës për heqjen e kufizimit mbi një pronë në Selitë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i…

4 minutes ago

Partia e Pensionistëve kërkon burg, konfiskim pasurie dhe ndalim të përjetshëm të funksioneve publike për të dënuarit për korrupsion

Jo vetëm burg për korrupsionin, por edhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe ndalim të përjetshëm…

5 minutes ago

LSDM: Ish-anëtarët që punonin kundër nesh për para kaluan te ZNAM-i i Dimitrievskit

Largimin e disa anëtarëve të saj dhe kalimin e tyre në radhët e ZNAM-it, LSDM nuk e sheh si humbje…

6 minutes ago

Majko kërkon kandidat që fiton në Tiranë dhe paralajmëron humbjen e bashkisë, Rama: Dyshimet e tij më nxisin të zgjedh drejt

Në Asamblenë Kombëtare Socialiste, ish-kryeministri Pandeli Majko ka mbajtur një fjalë duke kërkuar pastrimin e PS-së nga ata persona me…

6 minutes ago

Hoxha në bazën e NATO-s në Prishtinë: Siguria kombëtare në Shqipëri është cenuar, vendi përballë rreziqeve serioze

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka zhvilluar një vizitë në Prishtinë, ku ka marrë pjesë në…

6 minutes ago