Atletico refuzon t’i paguajë Barçës 40 milionë euro për Griezmann

Atletico nuk dëshiron t’i paguajë Barcelonës 40 milionë euro për Antoine Griezmann.

Klubit madrilen i kërkohet të paguajë këtë shumë në fund të sezonit pas përfundimit të huazimit të dytë, nëse sulmuesi luan të paktën 45 minuta në 50% të ndeshjeve në të cilat mund të luajë në 2021/22 dhe 2022/23.

Megjithatë, Atletico nuk dëshiron të paguajë 40 milionë, duke sugjeruar uljen e shumës gjatë negociatave. Më 21 mars, francezi do të mbushë 32 vjeç, ndaj klubi madrilen nuk sheh arsye për të blerë Griezmann për ato lloj parash.

Atletico do të përpiqet të shmangë pagesën e kësaj shume. Nuk përjashtohen negociatat mes klubeve.

Kujtojmë se Griezmann nuk e nisi të hënën ndeshjen ndaj Getafes (3:0). /albeu.com/


Shtuar 18.08.2022 20:40