Categories: sport

Atletico ngre tonet ndaj Barcelonës: Alvarez nuk largohet, Gil paralajmëron padi në FIFA

Drejtori i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil, ka reaguar ashpër ndaj Barcelonës për interesimin e saj për Julian Alvarez, duke paralajmëruar se klubi madrilen mund ta çojë çështjen deri në FIFA me një ankesë zyrtare.

Ky reagim vjen pasi sulmuesi argjentinas bëri të ditur se dëshiron të largohet nga Atletico këtë verë, ndërsa sipas raportimeve, Barcelona mbetet opsioni i tij i preferuar.

Të lidhura

None found

“Barcelona nuk na respekton dhe beson se mund të na nënvlerësojë. Ndjej një trishtim të madh për deklaratat e Julian Alvarez”.

Gil theksoi gjithashtu se koha kur lojtari zgjodhi të fliste ishte e papërshtatshme, duke nënvizuar se ajo ditë i përkiste triumfit të Argjentinës dhe Lionel Messit.

“Nuk ishte dita e duhur për të bërë ato deklarata. Ishte dita e Messit dhe e kombëtares argjentinase, jo vetëm e Julianit. Vitin e kaluar, Barcelona bëri diçka shumë të ngjashme me Nico Williams dhe Athletic Bilbaon”.

Sipas drejtuesit të klubit, Alvarez ka ambiciet e tij, por edhe Atletico ka objektivat e veta dhe qëndrimi i klubit për këtë çështje i është bërë i qartë lojtarit.

“Julian ka një ëndërr dhe edhe ne te Atletico kemi ëndrrat tona. Është e vërtetë që ai foli me ne, por është po aq e vërtetë që ai e njeh shumë mirë qëndrimin tonë, sepse kemi qenë shumë të qartë: Atletico nuk dëshiron ta shesë”.

“Ai është një lojtar i madh dhe ne jemi shumë krenarë që e kemi në skuadrën tonë”.

Në përfundim, Gil konfirmoi se Atletico do të ndërmarrë veprime zyrtare ndaj Barcelonës për këtë rast.

“Përgjegjësia jonë është të mbrojmë interesat e Atleticos dhe për këtë arsye do të paraqesim një ankesë në FIFA kundër Barcelonës për negociata me një lojtar që ka kontratë aktive gjatë periudhës së mbrojtur”, përfundoi Gil.

Ndërkohë, Atletico ka refuzuar 100 milionë euro nga Barcelona, si edhe 150 milionë euro nga Real Madridi për yllin argjentinas./

të fundit

Orinda Huta përlotet në studio, surpriza e veçantë në hapje të emisionit

“Goca dhe Gra” këtë mbrëmje përkon me festën e Halloween-it, e sigurisht që nuk mund të mungonin ‘rengjet’. [...]Read More...

9 minutes ago

Nevil Dede zbulon gjendjen e Eljon Sotës: Do të operohet në Barcelonë, ndaj Tiranës kërkojmë të jemi në nivelin tonë

Nevil DedeNevil Dede ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë me Tiranën ditën e nesërme, sfidë…

15 minutes ago

ASH: Dimitrievski wields greater influence in the government despite having fewer lawmakers

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

15 minutes ago

The killing of Arlinda Zekaj renews calls for resignations and reforms in the police and justice systems

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…

16 minutes ago

You will end up like Arlinda”: Mitrovica hospital director arrested over allegations of threatening his wife

Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…

16 minutes ago

Biberaj: The Democratic Party has reached its lowest point since its founding; we supported Berisha’s return, but it was not the right solution

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar protestën studentore, duke…

17 minutes ago