Atletico Madridi po bëhet gati të paraqesë ofertën e parë për qendërmbrojtësin e Tottenham Hotspur, Cristian Romero, i cili njëkohësisht është ndër objektivat kryesorë të Interit për këtë verë.
Gazeta Marca raporton se klubi i La Ligës është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për 28-vjeçarin, që këtë verë zhvilloi me Argjentinën finalen e tij të dytë të Kupës së Botës.
None found
Për shërbimet e Romeros interesohet edhe Interi, por dëshira e futbollistit është të vazhdojë karrierën në Spanjë. Kjo preferencë e vendos Atleticon në një pozicion më të favorshëm në garën për transferimin e tij.
Në kontratën e mbrojtësit përfshihet një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh, pagesa e së cilës do t’i mundësonte atij të kalonte tek Atletico gjatë kësaj vere.
Për ta rritur propozimin financiar, klubi madrilen duhet fillimisht të sigurojë fonde. Për këtë arsye, po zhvillohen bisedime për shitjen e Nahuel Molina dhe Matteo Ruggeri.
Kalimi i Romeros dështoi verën e kaluar, pasi Atletico nuk pranoi të paguante shumën prej 55 milionë eurosh të kërkuar nga Tottenhami. Edhe pse argjentinasi vazhdon të jetë zgjedhja kryesore, klubi po ndjek gjithashtu zhvillimet rreth Nico Gonzalezit.
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për nesër shpalljen e vendimit për biznesmenin Elman Abule dhe të pandehurit e tjerë në…
Ekrem Imamoglu, ish-kryebashkiaku i burgosur i Stambollit dhe një prej rivalëve kryesorë politikë të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka…
Federico Valverde ka kaluar emra të mëdhenj si Angel Di Maria, Gonzalo Higuain dhe Luka Modric në renditjen e golashënuesve…
Kylian Mbappe arriti kuotën e 105 golave për Real Madridin me dy gola kundër PSV Eindhoven dhe tejkaloi legjendarin Ronaldo…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të pandehurve N.S., D.S., M.P. dhe G.B., të dyshuar…
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga zëvendëskryetari Adnan Rrustemi, ka pritur në takim…