Categories: sport

Cristian Romero drejt Atletico Madridit, marrëveshja pranë zyrtarizimit

Cristian Romero është në prag të kalimit tek Atletico Madridi, ndërsa gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, e ka konfirmuar lëvizjen me shprehjen e tij të famshme “Here we go”.

Të lidhura

None found

Klubi madrilen ka gjetur gjuhën e përbashkët me Tottenhamin për mbrojtësin argjentinas 28-vjeçar. Vlera e përgjithshme e operacionit arrin në 40 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.

Marrëveshja i jep fund një vere gjatë së cilës e ardhmja e kampionit të botës me Argjentinën ishte shoqëruar nga spekulime të shumta.

Interi ishte përpjekur ta siguronte transferimin e tij, kurse Barcelona u tërhoq nga kjo mundësi vetëm pak ditë më parë. Ndërkohë, Tottenhami nuk kishte pranuar ta shiste Romeron tek Arsenali.

Gara për shërbimet e mbrojtësit u fitua përfundimisht nga Atletico Madridi. Romero pritet të vendoset nën urdhrat e Diego Simeones, duke i shtuar repartit të prapavijës përvojën, personalitetin dhe aftësitë drejtuese të një kampioni bote.

Për argjentinasin, transferimi hap një etapë të re të rëndësishme në karrierë, pasi ai kaloi katër sezone në Ligën Premier me fanellën e Tottenhamit.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

4 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

4 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

4 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

4 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

4 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

4 hours ago