Atletico Madrid nuk gabon, shënon tre herë ndaj Betis (VIDEO)

Atletico Madrid ka mposhtur Real Betis me rezultatin e pastër 3-0.
Carrasco hapi sfidën në minutën e 26’ të pjesës së parë duke shënuar një gol të bukur “solo”.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ekipit të Simeones.
Në minutën e 63’ Atletico shënon golin e dytë dhe ktë herë vjen “dhuratë” nga lojtari i Betis Pezzella i cili realizon autogol.

Suarez i le vendin Jao Felix ku ky i fundit vetëm pas 9’ minutash nga hyrja shënon golin e tretë duke vulosur sfidën .
Atletico Madrid tashmë me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 22 pikëve ./H.LL/albeu.com


Shtuar 31.10.2021 18:19